8 C
Tetovo
E martë, 11 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniLatif Arifi: Raportet brenda qeverisë janë korrekte, VLEN nuk ka bojkotuar në...

Latif Arifi: Raportet brenda qeverisë janë korrekte, VLEN nuk ka bojkotuar në Gostivar e Vrapçisht

Anëtari i kryesisë së VLEN, Latif Arifi në emisionin “Zoom” në TVM2 ka thënë se raportet brenda koalicionit qeveritar janë korrekte, tani në prag të një rikonstruimi të mundshëm qeveritar.

“Ne me kryeministrin dhe qeverinë nuk kemi pasur probleme, janë raporte korrekte brenda qeverisë. Makineria propagandistike e AKI-së hodhi në eter atë që njerëzit të mendojnë se VLEN është e paaftë politikisht, ndërsa qytetarët me verdiktin që dhanë dëshmuan një realitet krejt tjetër. Vetë fakti se fituam 10 komuna është përgjegjësi shumë e madhe, kishte raste të veçanta, në fushatë nga dy palët kishte edhe reterime. Por, zgjedhjet kaluan qetë dhe nuk u regjistrua asnjë incident i vetëm. Pavarësisht narracionit të opozitës se ka pasur ndikim të shtetit, realisht nuk ka pasur dhe mendoj se këto zgjedhje ishin të lira, qytetarët kanë qenë të lirë për të votuar për dallim nga ciklet e kaluara”, ka thënë Arifi.

VLEN nuk ka bojkotuar në Gostivar dhe Vrapçisht

Sipas Arifit, nuk është e vërtetë se VLEN ka bojkotuar zgjedhjet lokale në Gostivar e Vrapçiisht, pasi zgjedhjet kanë dështuar edhe në Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë.

“Gostivari këto 8 vitet e fundit është menaxhuar nga ASH e Taravarit dhe tani duan t’ia hedhin fajin VLEN për mosarritje të censusit, por aty pati një koalicion të panatyrshëm brenda AKI dhe kjo është një nga arsyet. Pra, ata nuk i kanë besuar njëri- tjetrit, pra pamë se dy nga liderët nuk flisnin me njëri tjetrin dhe ky është realitet”, ka thënë Arifi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments