Lidhja Evropiane për Ndryshim akuzon pushtetin për keqmenaxhim lidhur me pajisjen e qytetarëve me dokumenteve personale. Opozita shqiptare kërkon që Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë të mundësojnë që dokumentet, qytetarëve t’u dërgohen në shtëpi. LEN thotë se përveç pritjeve të gjata dhe maltretimit, qytetarëve shqiptarë u mohohet edhe e drejta që të pajisen me pasaporta në gjuhën shqipe.

“Shqiptarëve u pamundësohet që të kenë pasaportë në gjuhën shqipe. Kjo ndodh pas më shumë se 10 herë krekosje nga ana e partisë në pushtet se e ka sjell ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe…Fatkeqësisht qytetarët shqiptarë që janë të detyruar të udhëtojnë jashtë shtetit, janë të obliguar që të marrin pasaportën në gjuhën maqedonase. Këto radhë të gjata nuk janë të rastësishme, kjo bëhet që qytetari shqiptarë të ketë nevojë të thërras dikë për të intervenuar dhe në këtë mënyrë pushteti ta kushtëzojë për një votë më shumë, e kështu po stimulohet korrupsioni”, deklaroi Saranda Imeri, LEN. /Alsat.mk