Nga Lëvizja Besa kanë kritikuar vendimin e Qeverisë për emërimin Hekuran Asanit për drejtor në M-NAV, përcjell TV21. Nga partia opozitare kritikojnë vendimin pasi thonë se Asani është nga Kërçova, respektivisht fqinj i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Drejtori i ri i M-NAV po dilka se qenka nga Kërçova dhe rezultoj të jetë komshia i Ali Ahmetit! Pasi i rehaton fëmijët e tij, nipërit e të tjerët, Alia që të ketë në kontroll çdo institucion, fillimisht vendosi njerëz të afërt nga fshati i tij dhe rrethina nëpër gjykata e prokurori, e tani edhe në M-NAV edhe një komshi!”, thuhet ems tjerash në reagimin e Lëvizjes Besa.