“Sonte në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Çellopek është mbajtur kuvendi i degës së Lëvizjes BESA në komunën e Bërvenicës, ku është zgjedhur kryetari dhe kryesia e re e degës.
Në prani të nënkryetarit Blerim Sejdiu, sekretarit Adnan Azizi, kryetares së forumit të gruas në Tetovë, Kaltrina Beqiri si dhe kryetarit të degës së Tetovës, Besar Durmishi dhe eksponentëve të tjerë partiak, kuvendarët e pranishëm zgjodhën Bujamin Rushiti për kryetar të degës.
Lëvizja BESA vazhdon me strukturimin e saj partiak në çdo territor të Maqedonisë së Veriut ku jetojnë shqiptarë” – thuhet në komunikatën e Besës. fol.mk/