Gjatë qëndrimit zyrtar në Uashington liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN), Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti vazhdojnë takimet me zyrtarë të lartë Amerikanë.
Sot në Uashington ata janë pritur nga Kongresmeni Jim Himes, Bashkëkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe pjesë e Grupit Parlamentar për Çështjet Shqiptare.
“Në këtë takim edhe një herë u theksua roli jashtëzakonisht jetësor i SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilietit, edhe përkundërt tentativave të vazhdueshme për ta rrezikuar atë. Miqësia shqiptaro-amerikane e cila jep një kontribut të veçantë në jetën politike të rajonit, duhet thelluar edhe më tej. Liderët e Lidhjes me Kongresmenin Himes ndanë qëndrimin e njëjtë për nevojën e demokratizimit të mëtutjeshëm të vendit si dhe për rëndësinë jetike të integrimit të vendit në BE si alternativa e vetme për rajonin. Me këtë rast kongresmenit Himen iu paraqit shqetësimi për përmasat e rrezikshme të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, problem ky i cili po shndërrohet në pengesën kryesore për hapërimin e vendit drejt integrimit në familjen evropiane, gjë që dëshmohet edhe me futjen në listë të eksponentëve nga jeta politike e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e LEN-it.