Ekipi maqedonas i futbollit është nisur drejt destinacionit të radhës, Torshavn, ku do të hapë edicionin e ri të Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe.

Më shumë se 48 orë para ndeshjes, Blagoja Milevski dhe ekipi i tij së bashku me delegacionin kanë udhëtuar nga aeroporti i Shkupit me një fluturim çarter për në Torshavn. Futbollistët dhe stafi trajner do të kenë kohë të mjaftueshme për ambientimin dhe stabilizimin e kushteve në Ishu?t Faroe.

Seanca e parë stërvitore në stadiumin Torsvolur është planifikuar për këtë pasdite në orën 19:30. Po ashtu Maqedonia stërvitjen zyrtare do ta ketë të premten në orën 13:00, ndërsa ndeshja do të luhet të shtunën në ora 15:00.

Ndërkohë mësohet se Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski nuk do të jenë në ndeshjen kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë për shkak të lëndimit (sforcim muskulor).