Deputët e VLEN e kanë lëshuar senacën parlamentare, pasi vlerësuan se projekt ligji për “branitellat”, i propozuar nga LSDM-ja është tendecioz, njofton agjencia e lajmeve INA.
12:30 – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dha një orë pauzë, gjatë debatit për propozimin me procedurë të shkurtuar të miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa i propozuar nga deputetja e LSDM-së Slavjanka Petrovska.
Deputeti Adnan Azizi kërkoi të largohet nga rendi i ditës pasi sipas tij është tendencioz. Në emër të grupit parlamentar të VLEN-it, ai paralajmëroi tërheqjen e ligjit të propozuar nga rendi i ditës, duke bërë të ditur se nuk do të votojnë dhe do të largohen demonstrativisht nga seanca.
“Jemi dëshmitarë të një propozimi tendencioz që provokon një situatë të padëshirueshme për qytetarët tanë nga një ish-ministre, e cila i përket një subjekti që ka qenë në pushtet për tetë vjet dhe ai ligj as nuk është propozuar e as nuk është miratuar”, tha Azizi.