Lëvizja Antibixhoz ka paralajmëruar protesta nëse propozim Ligji për lojërat e fatit nuk miratohet në kuvend. Lëvizja i bëri thirrje edhe presidentit që ta nënshkruajë dhe t’i shërbejë popullit dhe jo lojërave të fatit, në të kundërtën do të përballet me protesta.
– Advertisements –
“Do ju apelojmë deputetëve që të jenë shumë të ndërgjegjshëm rreth propozim ligjit që tani do futet në kuvendin e Maqedonisë sidomos për votimin e këtij Ligji, përndryshe, do të përballen me shumë protesta të ashpra nga qytetarët…..Dhjetë mijë punëtorët që punojnë nëpër lojëra të fatit nesër mund të bëhen 100.000 andaj, sa nuk është vonë, të mbyllen gjitha lojërat e fatit që janë afër shkollave të Maqedonisë së Veriut. Presidentit të shtetit ia bëjmë me dije për deklarimin e tij të mëhershëm ku tha se këtë Ligj ka mundësi mos e nënshkruaj, pra ti thirre mendjes se ky Ligj është në interes shoqëror dhe jo në interes të kazinove, ndërsa kreu i shtetit duhet të mbroj interesin e qytetarëve dhe jo të kazinove”, tha Jushi Emërllahu, Lëvizja Antibixhoz. /Alsat.mk