Me nëntë vota “për” dhe pa asnjë votë “kundër” ose të “abstenuar”, anëtarët e Komisionit të Kuvendit për çështje evropiane e kanë përkrahur Ligjin për procedurë kontestimore. Paraprakisht, ky propozim-ligj mori përkrahje edhe nga Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni ligjvënës-juridik
Zëvendës ministri i Drejtësisë, Alen Dereban në elaborimin para anëtarëve të Komisionit, tha se qëllimi i miratimit të këtij propozim-ligji është mënjanimi i mungesave, të cilat janë paraqitur nga zbatimi praktik i Ligjit aktual për procedurë kontestimore, e të cilat, siç tha, janë konstatuar nga të gjithë pjesëmarrësit në procedurë, duke përfshirë edhe gjykatat, avokatët, palët, organet shtetërore. Potencoi se mungesat janë kontestuar edhe në vërejtjet e Bankës Botërore përmes raporteve Duing Biznis 2020.
Dereban theksoi se nevoja nga miratimi i propozim-ligjit është implementimi i Direktivës BE 2009/22 dhe Direktivës 2008/52 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian.
“Kjo do të thotë se si risi në Ligjin e ri për procedurën kontestimore parashihet mbrojtja e interesave dhe të drejtave kolektive nga ana e organizatave, shoqatave dhe institucioneve, që në pajtim me ligjin janë të regjistruara në përputhje me veprimtarinë e tyre për realizimin e të drejtave dhe interesave kolektive. Për dallim nga deri tani, padi të tilla janë hedhur posht nga gjykatat për shkak të mungesës së interesit juridik, nuk u janë lejuar t’i zhvillojnë ato procedura. Ky ligj, në përputhje me direktivat, do t’ua mundësojë këtë të drejtë dhe mund të parashtrojnë padi kundër personave juridikë dhe fizikë, të cilët, duke ndërmarrë veprime të caktuara, lëshimin e ndërmarrjes së veprimeve të caktuara ose duke mos ndërmarrë veprime, kërcënojnë seriozisht interesat dhe të drejtat kolektive të një kategorie të caktuar të qytetarëve”, tha zëvendësministri i Drejtësisë.
Po ashtu, siç potencoi Dereban, me këtë propozim-ligj rregullohet edhe procedura për ndërmjetësim si parashtresë e domosdoshme në kontestet tregtare me vlerë të vogël, në pajtim me Direktivën për ndërmjetësim në materien civile dhe ekonomike.