Sot është nënshkruar Marrëveshja e re Kolektive mes Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Sindikatës së UPOZ-it dhe SONK-ut, e cila siguron rritje prej 20% të pagave për të gjithë të punësuarit në institucionet publike të mbrojtjes sociale, përfshirë edhe drejtorët.
Ministri Fatmir Limani vlerësoi këtë marrëveshje si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e sektorit: “Kjo është një njohje për punën, përkushtimin dhe misionin human të të gjithë të punësuarve në sistemin e mbrojtjes sociale”, tha ai.
Sipas tij, marrëveshja sjell jo vetëm rritje të pagave, por edhe përmirësim të kushteve të punës, siguri më të madhe juridike, thellim të dialogut social.
“Me punonjës të motivuar dhe të përkushtuar, ofrojmë shërbime cilësore dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët”, shtoi Limani.