Gatishmëria e bashkëpunimit të dyanshëm aktiv dhe të hapur, me theks të veçantë në projekte zhvillimore, ishte tema që diskutuan në takim u.d. kryetar i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy. Në këtë takimin i cili u zhvillua në Gostivar, u diskutuan edhe çështje tjera të bashkëpunimit dhe partneritetit shtrategjik mes Gostivarit dhe qyteteve nga Turqia me të cilat Gostivari është i binjakëzuar, si dhe mes dy vendeve. Limani dhe Ulusoy u dakorduan që lidhjet miqësore të forcohen edhe më shumë në të ardhmen.

“Biseduam fillimisht për bashkëpunimin e deritanishëm që kemi pasur si Komunë e Gostivarit me Republikën e Turqisë por edhe me qytete të atjeshme, si dhe bashkëpunimin mes dy shteteve tona. Gjithashtu biseduam me ekipin e ambasadorit që e shoqërojnë për bashkëpunimin në të ardhmen për shumë projekte të cilat do të mund ti kishim realizuar në Komunën e Gostivarit së bashku, qoftë me Agjencionin “TIKA”, qoftë me organe të tjera turke që janë prezent këtu në RMV. Shpresojë që nga ky taakim do të dalin projekte të cilat mund ti realizojmë në qytetin tonë në të ardhmen”, deklaroi Valbon Limani, u.d kryetar i Komunës së Gostivarit.

Nga ana e tij, ambasadori Ulusoy potencoi se në takim kanë biseduar për projektet e përbashkëta të realizuara dhe projekte tjera të reja, ndërsa nënvizoi se e ka shfrytëzuar këtë takim për tu njohur nga afër edhe me nevojat e komunitetit turk që jeton në Gostivar. Ai me këtë rast, ka uruar Limanin për detyrën e re që ka marrë për të drejtuar komunën e Gostivarit.

“Duam që marrëdhëniet në mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut të thellohen. Kjo po bëhet me aktivitetet tona në kryeqytet, në Shkup, por në të njejtën kohë edhe në qytete tjera ku realizojmë takim pune me kryetarët e komunave të cilave u japim rëndësi. Sot jemi në Gostivar në takim me kryetarin e komunës. Fillimisht e uruam për detyrën e re atë. Me Maqedoninë e Veriut kemi lidhje dhe falë kësaj në Gostivar kemi realizuar shumë projekte, në të ardhmen kemi edhe punë të tjera të përbashkëta që do të realizojmë me kryetarin e nderuar. Sigurisht që këtu ka edhe një numër të konsiderueshëm të turqëve që jetojnë, popull i cili është një gurë që ndërton ura mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë. Do të bisedojmë edhe për nevojat e popullatës turke këtu dhe çka duhet të punojmë së bashku për ta”, deklaroi Fatih Ulusoy, ambasador i Republikës së Turqisë në RMV.

Ambasadori Ulusoy shoqërohej nga zëvendësi i tij Mustafa Bodur, këshilltari për çështje fetare Muhammed Çelikaya, koordinatori i TIKA Mehmet Bajrak dhe koordinatori i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre”, Arif Konak.