Sot, Lirim Dauti ka marrë zyrtarisht detyrën si komandant i stacionit policor në Grupçin, një pozicion i rëndësishëm për sigurinë dhe rendin në këtë zonë. Emërimi i tij u bë nga kryeshefi i policisë, Rijat Ali.

Në një deklaratë publike, Dauti theksoi përkushtimin e tij maksimal për garantimin e rendit dhe forcimin e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të policisë. Ai shprehu vendosmërinë për të punuar me ekipin e tij në mënyrë profesionale dhe në shërbim të komunitetit.

“Do të punoj me përkushtim për të garantuar rendin dhe forcimin e besimit ndaj institucionit tonë. Së bashku me ekipin tim, do të sigurohemi që puna jonë të jetë e drejtë, profesionale dhe në shërbim të qytetarëve,” – u shpreh Dauti në postimin e tij.

Ky emërim vjen në një kohë kur siguria dhe bashkëpunimi mes qytetarëve dhe forcave të rendit mbetet një prioritet i rëndësishëm.