Valleve, Shkodran Tolaj i cili dje u shkarkua, nuk ka zbatuar riauditim të 33 artistëve nga Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në të cilët ishin të punësuar pesë vite, edhe pse sipas Ligjit për Kulturë auditimi duhet të realizohet në çdo tre vjet, raporton MIA.
Tolaj nuk ka dorëzuar as raport gjashtëmujor për punën e tij për gjysmën e dytë të vitit 2023, dhe këtë e ka të obliguar sipas Ligjit për kulturë, tha sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, duke informuar se çfarë është konstatuar gjatë inspektimit. Sipas Ljutkovit, tani për u.d. drejtor është emëruar Shkëlqim Jahi i cili është nga radhët e të punësuarve në Ansambël dhe ai do të shpallë konkurs për ripunësim të 33 artistëve.
“Mora informacione për Ansamblin. E kuptuam që gjendja atje nuk është e mirë, dhe kjo rezultoi me largimin nga puna të 33 punonjësve. Kulturës në Maqedoni i është bërë dëm i madh. Menjëherë dërguam një inspektim. Siç thashë në deklaratat e mëparshme, zgjati më shumë se dhjetë ditë. Tani kemi emëruar një ushtrues detyre të ri drejtor. Ai drejtori i ri tani do të shpallë një konkurs të ri për ripunësimin e atyre 33 artistëve. Shpresoj që në periudhën e ardhshme, pas rreth një muaji, ata persona të punësohen sërish dhe më vonë t’i përfshijmë në ligjin që do t’i përfshijë edhe 166 të mbeturit të cilëve u skadon përvoja e punës në të njëjtën mënyrë dhe do të punësohen me vendime të përhershme gjatë këtij viti”, shpjegoi ministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Qendrën Kombëtare të Konservimit.
Siç plotësoi Ljutkov, inspektorët tani kanë kryer mbikëqyrje dhe se Tolaj ka shpenzuar para pa qëllime konkrete. Ai ka thekuar edhe shpenzimin e 177 000 denarëve në projektin “Turneu i Ballkanit” në vitin 2023.
Ndryshe, Shkodran Tolaj ka paralajmëruar ankesa në lidhje me shkarkimin e tij nga pozita e Drejtorit të Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke e fajësuar ministrin e kulturës, zëvendësministrin e tij dhe inspektorin.
Kujtojmë që mbi 30 artistë të Ansamblit për disa muaj kishin mbetur pa punë për shkak se nuk u janë vazhduar kontratat e punës. Ata përmes një pres konference akuzuan drejtorin Shkodran Tolaj për presione të ndryshme. Por, Tolaj i mohoi këto akuza.