Lulzim Ali ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqja nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit, dorëheqje që ia ka dorëzuar kryeministrit Hristijan Mickoski, shkruan TV21.
Aliu tha se ky vendim erdhi pas një reflektimi personal e profesional, që siç tha, në këtë periudhë është më mirë të vazhdojë punën në profesionin e tij akademik dhe të përkushtohet ndaj familjes.
Aliu falënderoi Alternativën për besimin e dhënë dhe i uroi suksese Qeverisë.

