Lumir Abdixhiku, kryetar i Lëvizjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se është takuar me Sali Berishën, kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Në takimin që u realizuar në kuadër të Kongresit të EPP-së, siç bëri të ditur Abdixhiku, ky i fundit i ka uruar suksese “PD-së dhe shqiptarëve në zgjedhjet e majit”.
“Me Sali Berishën, Kryetarin e PD-së, u takuam në Kongresin e EPP-së në Spanjë. Shkëmbyem të gjitha urimet për shëndet e punë të mbarë.
I urova atij, PD-së, e gjithë shqiptarëve suksese në zgjedhjet demokratike këtë maj, e në të gjitha proceset përpara, siç dhe mora urimet më të mbara për Lidhjen Demokratike.
Risollëm dhe kujtime historike, me të në rol të parë, që kanë definuar një epokë të tërë të popullit shqiptar”, njofton Abdixhiku.