Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca sot do të qëndroj në Shkup. Arsyeja e ardhjes së tij, do të jetë tubimi informativo-senzibilizues me anëtarësinë dhe simpatizantët e LVV-së në Maqedoninë e Veriut.
Deputeti i VLEN, njëherë edhe përfaqësues i koalicionit LVV në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku thotë se tubimi do të jetë hapur për të gjithë, ndërsa do të mbahet në ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.
Ndërkaq, në tubim pritet të jenë prezent edhe liderët e VLEN-it.




