Ferrari e mbylli vitin 2024 në Formula 1 me një vend të tretë në renditjen e pilotëve, me Sharll Leklerkun, dhe një të dytë në renditjen e konstruktorëve. Vërtet mungoi titulli, por “kokëkuqja” bëri hapa përpara krahasur me një vit më parë.
Rezultate që japin shpresë se Ferrari do të jetë në gjendje të luftojë për titullin botëror sezonin e ardhshëm. I sigurtë per këtë është drejtori sportiv i Ferrari, Frederik Vaseur, optimist pas paraqitjes së mirë të makinës në pjesën e dyt të sezonit.
“Në letër, makina e re Ferrari është shumë mirë, por në Formula 1 gjithçka është relative. Nëse ju bëni mirë nuk do të thotë të jesh përpara të tjerëve. E dimë që kemi rivalë shumë të fortë si Red Bull dhe MekLaren”, tha Vaseur.
“Çdo mëngjes punojmë me të dhënat nga mbrëmja e mëparshme. Duam të nxjerrim maksimumin që nga fillimi duke qenë se së shpejti do të duhet të fokusohemi te viti 2026 dhe rregullat e reja”, tha shefi i Ferrari.