Man. Siti ka arritur marrëveshjen me klubin nga Arabia Saudite, Al-Hilal, për transferimin e mbrojtësit anësor portugez Zhoao Kanselo. Siti ka pranuar ofertën prej 25 milionë euro nga Al-Hilali për mbrojtësin portugez.
Kanselo 30-vjeçar iu bashkua Man. Sitit në verën e vitit 2019 nga Juventusi për 65 milionë euro.
E ardhmja e Kanselos te Man. Siti ka qenë e pasigurt për një kohë të gjatë që kur ai pati një përplasje me Pep Guardiolën pas Kupës së Botës 2022. Ai është larguar nga “Etihad” që nga janari 2023, duke kaluar gjysmën e dytë të sezonit 2022-23 te Bajern Munihu dhe sezonin e fundit te Barcelona në huazim