Fatkeqësisht gjithçka është konfirmuar. Rodri pësoi një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë, që do ta detyrojë atë të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Manchester City zbuloi se testet mjekësore dhanë rezultatet më të këqija. Në të njëjtën kohë, megjithatë, klubi sqaron se “vlerësimi për të konstatuar shkallën reale të dëmtimit është ende duke u zhvilluar”:
“Manchester City FC mund të konfirmojë se Rodri ka pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të djathtë. Mesfushori udhëtoi në Spanjë për këshilla specialistike këtë javë, pas testeve fillestare në Manchester.
Vlerësimi është ende në vazhdim për të përcaktuar shkallën e vërtetë të dëmtimit dhe prognozën e pritshme. Të gjithë në klub i urojnë shërim të shpejtë, City do t’ju ofrojë përditësime të rregullta për rehabilitimin e tij”.
Pas mesazhit të Manchester City, edhe Interi i uroi Rodrit rikuperim sa më të mirë, pasi u mposht në finalen e Ligës së Kampionëve 2023 falë golit të mesfushorit spanjoll, një nga kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” të vitit 2024.
Edhe pse Guardiola e di se sa i pazëvendësueshëm është Rodri, trajneri spanjoll është po aq i vetëdijshëm për forcën e Manchester City: “Do të gjejmë një zgjidhje. Nëse një lojtar është i pazëvendësueshëm, ne duhet të përpiqemi ta kompensojmë atë si skuadër. Kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë. Sezonin e kaluar bëmë 3 muaj pa Erling, 5 muaj pa De Bruyne dhe fituam Premier League”.