Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka certifikuar dje rezultatet nëpër disa komuna ku procesi zgjedhor ka mbaruar që në raundin e parë. Sipas një njoftimi mandati i kreut të komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu do të filloj ditën e premte me fillim në ora 10:00. Ky është mandati i tretë në krye të kësaj komune dhe historik sepse asnjë kandidat tjetër nuk ka arritur të fitojë kaq shumë herë.





