Grupet punuese të VLEN-it dhe VMRO DPMNE-së në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë theksohet se me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi.
“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi.
Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e VLEN.
Siç mësohet nga burime jozyrtare, për VLEN pritet të jenë drejtoritë dhe agjencitë e rëndësishme që do jenë rreth 300, në nivel të drejtorive qendrore dhe rajonale.
Në lojë janë Postat, MEPSO, AEK, Dogana, Ndërmarrja e Rrugëve, Fondi për Sigurim Shëndetësor dhe institucione tjera.(INA)