8 C
Tetovo
E premte, 1 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMashtrohet tetovari, nuk iu transportua vetura nga Zvicra për shumën 1000 euro

Mashtrohet tetovari, nuk iu transportua vetura nga Zvicra për shumën 1000 euro

Më 30.07.2025 në orën 15:30 në SPB Tetovë, një 46-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga një person që është prezantuar se është nga Shkupi dhe përfaqësues i një kompanie që bënte transportin e automjeteve nga Zvicra në Maqedoni. Sipas denoncimit, gjatë këtij muaji, ai ka kontaktuar me personin në një rrjet social dhe janë marrë vesh që t’i transportonte një automjet “Mercedes” nga Zvicra për shumën prej 1.000 eurosh.

Siç është denoncuar, personi i ka dërguar faturë dhe i ka kërkuar që paratë t’i dërgojë përmes transferit të shpejtë të parave tek një person tjetër. Gjithashtu, sipas denoncimit, pasi personi nuk e ka marrë automjetin dhe i ka dhënë arsye të ndryshme për këtë, ai ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments