8 C
Tetovo
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMbështetje e madhe nga mërgata për kandidatin për kryetar të Zhelinës, Blerim...

Mbështetje e madhe nga mërgata për kandidatin për kryetar të Zhelinës, Blerim Sejdiu

Sot, kandidati për Kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, priti me zemër të hapur qindra mërgimtarë që kanë ardhur nga e gjithë Evropa për ta përkrahur në zgjedhjet lokale të së dielës. Kjo pritje madhështore ishte dëshmi e besimit të madh që mërgata ka ndaj një njeriu të punës, përkushtimit dhe sinqeritetit.

Mërgata, e cila për dekada ka qenë shtylla e ekonomisë dhe zhvillimit të komunës sonë, sot u bashkua me një zë të vetëm: “Blerim Sejdiu është njeriu i duhur për Zhelinën!”

Blerim Sejdiu nuk flet me premtime boshe,ai flet me vlera, vizion dhe vepra konkrete. Me të në krye, Zhelina do të marrë një drejtim të ri: zhvillim real, transparencë, investime, dhe bashkim të të gjithë qytetarëve, pa dallim partie apo fshati.

Ky mbështetje e fuqishme nga mërgata është sinjali më i qartë se ndryshimi ka filluar. Zhelina ka zgjedhur të ecë përpara, të ngrihet dhe të jetë shembull për të gjithë Pollogun.

🗳 Të dielën voto për të ardhmen – voto për njeriun që bashkon, punon dhe realizon!
#BlerimSejdiu #Zhelina #ZëriIMërgatës #NjëZëPërZhelinën #Voto7

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments