Ministria e Energjetikës ka shpallur thirrje për mbështetje të konsumatorëve vulnerabël – për blerjen dhe instalimin e një pajisjeje klimë inverter prej 3.5 kilovatësh me klasë jo më të ulët se A+, si dhe për ndihmë financiare për rrymën e konsumuar. Afati për aplikim për pajisjen e klimës është deri më 5 tetor, ndërsa për ndihmën financiare – deri në fund të gushtit. Të drejtë aplikimi kanë amvisëritë me të ardhura të ulëta ose persona socialisht të cenueshëm, si dhe ata që kanë persona me aftësi të posaçme, të verbër ose të shurdhër.
Dokumentacioni dorëzohet me postë ose personalisht në Ministri, ndërsa formatet janë të disponueshme në faqen e tyre zyrtare të internetit.