Shkupi këtë mbrëmje ishte kapluar nga shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me bubullima dhe me breshër. Më parë rajoni i Tetovës ishte kapluar poashtu nga reshje të shumta të cilat kaun shkaktuar shumë dëm. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, përcjell SHENJA, kanë njoftuar se mbi 50 shtëpi janë vërshuar.
“Në 112 në QMK ka më shumë se 200 denoncime për dëmtim të makinave, përfshirë edhe thyerje të xhamave të makinave në lëvizje në autostradën Shkup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e komunës së Zhelinës”, kanë njoftuar nga QMK.