Edhe sot kanë vazhduar pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare për të dalë nga Kosova.
Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht pritjet në Merdarë për të dalë nga Kosova, janë nga 60-70 minuta. Ndërsa kolona aktualisht figuron të jetë rreth 1 mijë e 200 metra.
Tek Dheu i Bardhëm pritjet nuk shkojnë më shumë se 30 minuta, me kolonën prej 150 metra në dalje.
Ndërkaq në pikat tjera kufitare nuk evidentohet ndonjë kolonë.