Duke folur në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor në Gjermani, mbrojtësi kroat Domagoj Vida u ndal të fliste për dashurinë e tifozëve. Vida, i cili do të përballet në grupe me Shqipërinë, dha mendimin e tij për sfidën ndaj Spanjës.
“Sigurisht që jemi krenarë që kaq shumë tifozë erdhën për të na parë në stërvitje. Unë thjesht do të doja t’i falënderoja të gjithëve që erdhën për të na dhënë kaq shumë dashuri, respekt dhe energji.
“Si do të ndaloni Spanjën? Nuk do t’i zbulojmë sekretet se si t’i ndalim spanjollët, tashmë kemi pasur një takim me skuadrën për këtë. Ata janë të shpejtë, të rinj dhe të përsosur, por ne kemi planin tonë” – tha ai.