8 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMë 11 janar zgjedhjet në Gostivar, Vrapçisht dhe dy komuna tjera ku...

Më 11 janar zgjedhjet në Gostivar, Vrapçisht dhe dy komuna tjera ku nuk u arrit cenzusi

Më 11 Janar 2026, banorët e katër komunave që nuk e kaluan pragun e daljes në zgjedhjet lokale do të votojnë sërish për kryetar komune, ka konfirmuar për TV 24 një funksionar i lartë qeveritar.

Zgjedhjet do të zhvillohen në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë.

Sipas informacioneve të TV 24, pritet që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, t’i shpallë ato më së voni deri të hënën.

Koalicioni AKI do të garojë me të njëjtët kandidatë, ndërsa nga koalicioni VLEN nuk përjashtohet mundësia që të garojnë me emra të rinj.(INA)

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments