MPB njofton se me datë 03.08.2025 në ora 20:50 në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës policie të Departamentit Policor Gallatë, e kanë privuar nga liria personin A.M.(44) nga fshati Dobërdoll, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm se rreth orës 20:05 në një dyqan në fshat, me pistoletë e kishte kërcënuar personin H.H.(60) nga fshati Gradec i Gostivarit. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe në automjetin e tij ,,Opel Astra” me targa të Gostivarit është gjetur dhe marrë një pistoletë plastike.