Qeveria e Maqedonisë së Veriut me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë miratoi informacionin për shfuqizimin e pozitës së drejtorëve organizativë në spitalet e vendit.
Ky vendim vjen si pasojë e reduktimit të shpenzimeve si dhe zgjidhjes së problemeve administrative për shkak se dy pozita udhëheqësi krijon paqartësi rreth kompetencave dhe përgjegjësisë.
Me këtë vendim i cili u premtua më herët nga ministri Arben Taravari në disa dalje publike rrit efikasitetin e spitaleve dhe ndikon dukshëm në marrjen e vendimit dhe reagimit të shpejtë.
Nga tani, me shfuqizimin e 40 pozitave të drejtorëve ekonomikë, përgjegjës për spitalin do të jetë vetëm drejtori i spitalit me çka do të rrisë efikasitetin në punë.
Kjo do të arrihet me ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore i cili u miratua në seancën e qeverisë dhe do të dërgohet për miratim në Kuvend.