8 C
Tetovo
E premte, 11 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniArben Fetai: Sot mora pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të Srebrenicës

Arben Fetai: Sot mora pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të Srebrenicës

Sot mora pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të Srebrenicës, te Memoriali në Parkun e Çairit, ku bashkë me Visarin, Zekën e deputetë dhe shumë të ri e të reja, u bashkuam për të përkujtuar njërën nga ngjarjet më makabre të shekullit, gjenocidin në Srebrenicë.

Në korrikun e vitit 1995, në zemër të Evropës, mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë u morën nga duart e nënave dhe u vranë vetëm sepse ishin myslimanë. Srebrenica është plagë që s’mbyllet kurrë.

Populli shqiptar e di mirë se çfarë do të thotë të të vrasin për identitetin tënd. Prekazi, Reçaku, Qyshku, Meja, Suhareka, Krusha… janë plagët tona kolektive, janë kujtimet tona të përgjakura për dhimbje që nuk kanë marrë ende drejtësinë që meritojnë.

Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave në dhimbjen dhe kërkesën e tyre për drejtësi. Çdo tentativë për të mohuar këtë krim duhet dënuar pa mëdyshje.

Drejtësia për viktimat nuk është vetëm detyrim moral, por edhe kusht për paqe të qëndrueshme në rajon.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments