8 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMeidani lavdëron Kasamin: Puna e tij shihet në terren, ka bërë transformime...

Meidani lavdëron Kasamin: Puna e tij shihet në terren, ka bërë transformime që prekin jetën e qytetarëve

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Denion Meidani, e ka përgëzuar kryetarin e Tetovës Bilall Kasami, për ndryshimin që ka bërë në qytet, duke nisur nga infrastruktura e deri te arsimi.

Kasami sot e ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, ndërsa ky i fundit në një postim në Facebook, shkruan se transformimi që ka ndodhur në Tetovë shihet në terren dhe prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

“Drekë miqësore me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami. Biseduam për çështjet e komunës dhe projektet në zhvillim — nga infrastruktura te arsimi — dhe e përgëzova për ndryshimin e dukshëm që është sjellë në këto fusha. Transformime që shihen në terren dhe që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve”.

“Diskutuam gjithashtu procesin e integrimit evropian dhe rëndësinë e aderimit në BE 🇪🇺, si një kornizë thelbësore për zhvillim të qëndrueshëm, institucione më të forta dhe standarde më të larta për komunitetet tona. Shkëmbim i hapur idesh për hapat e radhës, bashkëpunimin institucional dhe një vizion të përbashkët për një të ardhme më të lidhur, më evropiane dhe më pranë qytetarëve”, ka shkruar Meidani.

Ndërsa kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se me Meidanin ka diskutuar për çështjet aktuale politik, si dhe zhvillimin dhe ndryshimin e Tetovës.

“Kisha nderin ta pres në takim miqësor Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Denion Meidani. Bashkëbiseduam për çështjet aktuale politike, zhvillimin dhe ndryshimin e Tetovës, si dhe marrëdhëniet mes dy shteteve tona”.

“Edhe si Komunë e Tetovës, por edhe si Qeveri, do të vazhdojmë përkushtimin për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me bashkitë e Shqipërisë dhe shtetin shqiptar”, ka shkruar Kasami.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments