Komuna e Dibrës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori u prit nga Kryetari i Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela.
Në takimin e zhvilluar, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët për qytetarët.
Me këtë rast, Ambasadori Qehaja e uroi Kryetarin e Komunës së Dibrës, z. Fisnik Mela, për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e komunës dhe në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Dibrës.
Kryetari Mela falënderoi Ambasadorin për vizitën dhe për urimet, duke vlerësuar mbështetjen dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

