Kandidati i VLEN-it për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, në një intervistë për Alsat-M ka folur për mënyrën se si e parasheh mbështetjen dhe zhvillimin e bizneseve.
Mela, thekson se do të parashihen subvencionime të ndryshme, por edhe mbështetje reale institucionale për të gjitha bizneset e Dibrës.
“ Fillimisht kemi paraparë ndërtimin e Qendrës Rinore e cila do të mundëson lehtësimin për bizneset e reja, kryesisht në fushën e shërbimeve të inovacionit. Por, në të njëjtën kohë do të kemi edhe subvencione të ndryshme për kategoritë tjera të bizneseve. Dhe gjithashtu shumë e rëndësishme është se do të kemi mbështetje reale institucionale për të gjithë këto biznese ”, deklaroi Mela.