Basri Memedaliu i cili në mandatin e parë ishte shef i kabinetit të kreut të Komunës së Tetovës përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka thënë se mandati i parë u vlerësua si i suksesshëm nga qytetarët, njofton gjurme.info.
Ai gjithashtu ka njoftuar se edhe në mandatin e dytë të Kasamit do të vazhdojë të mbajë të njëjtin funksion si shef i kabinetit pranë kryetarit Bilall Kasami.
“Është një nder dhe përgjegjësi e madhe që edhe në këtë mandat të vazhdoj punën në krah të kryetarit Kasami. Uroj që këto katër vite të jenë vite të përkushtimit, transparencës dhe suksesit për qytetin tonë dhe gjithë qytetarët e Tetovës”, deklaroi Memedaliu./gjurme.info/

