Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi ka njoftuar se ka realizuarnënshkrmin e kontratave për vitin 2025 me të gjitha Qendrat për Zhvillimin e Rajoneve Planore, si dhe me kryetarët e komunave përfituese të projekteve të financuara përmes Byrosë për Zhvillim Rajonal.
Sipas Memishit, ky është një hap thelbësor drejt realizimit të projekteve konkrete, të cilat synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha rajonet e vendit, rapsorton Gjurme.info
“Investimet e balancuara dhe zhvillimi i barabartë rajonal përbëjnë shtyllat kryesore të politikave tona për një shtet funksional, gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të gjithë qytetarët. Në ditët në vazhdim do të nënshkruhen kontratat edhe me komunat e tjera përfituese”, ka shkruar Memishi.