Kandidati i VLEN-it për komunën e Tearcës, Daut Memishi mbrëmë ka realizuar takim me mërgimtarët e vendlindjes së tij – Sllatinë. Këtë ai e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetët sociale, ku ka deklaruar se pamvarsisht se ata jetojnë me kilometra larg nesh, ata janë pranë me mendim dhe vizion për një komunë më të mirë.
“Ora(🕛) nuk ka rëndësi kur takohesh me njerëz që e duan vendlindjen me zemër(❤️).Bashkëbisedim i ngrohtë me një pjesë të mërgatës së Sllatinës. Larg në kilometra, por pranë në mendim dhe vizion për një komunë më të mirë!”, ka shkruar Memishi.
Ky takim realizohet në pragë të fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale.