8 C
Tetovo
E hënë, 18 Gusht, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMemishi Sopi i përgjigjet BDI-së: Kam shlyer borxhet, kam rritur buxhetin, por...

Memishi Sopi i përgjigjet BDI-së: Kam shlyer borxhet, kam rritur buxhetin, por ju doni karrige!

Drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi Sopi, i është kundërpërgjigjur akuzave të BDI-së, duke i quajtur kërkesat për dorëheqjen e tij të pabaza dhe absurde.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka ironizuar me kërkesën e opozitës:
“Po të mos ishte për të qeshur, do ishte për të qarë! Kërkojnë dorëheqjen time, ku jam emëruar vetëm 10 muaj më parë. Nuk dua asnjëherë të bëj publike punën time, mirëpo këta nuk kanë pardon”, shkroi Memishi.

Ai më pas ka renditur disa prej punëve që sipas tij janë realizuar gjatë mandatit të tij në krye të institucionit:
• Shlyerja e të gjitha borxheve të Teatrit,
• 12 vendime pune të përhershme,
• Përmirësimi i kushteve të administratës (ndriçim e klimatizim),
• Hapja e konkursit për 4 pozita të rëndësishme,
• Rritja e buxhetit të Teatrit për 25% krahasuar me vitin paraprak,
• Për herë të parë Komuna ka ndarë mjete për shfaqje për fëmijë,
• Hapja e Teatrit për regjisorë ndërkombëtarë.

Drejtori shtoi se, pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk ka marrë asnjë përfitim personal nga institucioni. “Prej Teatrit nuk kam marrë asgjë, madje as telefon zyrtar. Më jepni edhe pak kohë dhe do e shihni si bëhet suksesi, e do turpëroheni pse nuk keni zgjedhur njerëz që dinë të menaxhojnë”, theksoi ai.

Në fund të reagimit, Memishi kritikoi ashpër faktin që, sipas tij, BDI ia ka marrë kompetencat Teatrit për menaxhimin e objektit të ri. “Do mbyteni te llumi që keni ndërtuar vet për vite me radhë”, përfundoi ai.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments