Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, i cili gëzon edhe mbështetjen e koaliconit VLEN për zgjedhjet e 19 tetorit, ka dalë me premtim për biznesin lokal.
“Biznesi lokal është zemra e Strugës, por zemra jonë po rreh ngadalë! Është koha për ndryshim dhe ringjallje ekonomike që qyteti ynë të marrë frymë sërish”, shkruan Qyra.