“Në paraqitjen tjetër publike do të tregojë sa herë e kanë lutur Mickoskin”, kështu tha për Frontin Europian, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në paraqitjen e tij në Debat21. Thaçi tha se do të tregoj se si kanë pranuar të bëhen pjesë e Qeverisë edhe pa kryetar të Parlamentit dhe kush kanë qenë biznesmenët që i kanë dërguar si emisarë.
“Sonte do të shkojë deri këtu, po ta qelin gojën edhe një fjalë atëherë në paraqitjen tjetër publike do të tregojë sa herë e kanë lutur Mickoskin, me emra mbiemra, biznesmenë prej Shkupi, njerëz prej Shqipërie, sa janë përkulur, si kanë pranuar që të hyjnë në Qeveri edhe pa kryetar të Parlamentit, kush ka qenë si ka qenë”, tha Thaçi në Debat21.