Banorët e Merovës shprehën kënaqësinë e tyre nga vizita e djeshme e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi dhe deputeti i zonës, Adnan Azizi.
Vizita u prit me mikpritje të ngrohtë, entuziazëm dhe dashuri nga Merovalit, duke dëshmuar besimin e tyre në përfaqësuesit qeveritarë dhe në drejtuesin komunal. Një nga pikat kyçe që u theksua gjatë takimit ishte projekti për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës së fshatit një nismë që, siç u potencua, nuk ka qenë asnjëherë premtim elektoral, por po realizohet falë përkushtimit dhe punës konkrete të kryetarit Sejdiu dhe bashkëpunimit institucional.
Merova edhe një herë dëshmoi se vlerëson punën dhe përkushtimin, duke bërë dallimin mes veprimeve reale dhe fjalëve boshe .
Shkruan:Naser Asani