Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angella Ageller ka bërë të ditur se ka biseduar edhe për çështjen e legjitimitetit të Qeverisë së re.
Në njoftimin e Mexhitit, thuhet se palët në takim kanë rënë dakord se legjitimiteti i Qeverisë së re, është çështje e mbyllur.
“Të dyja palët u dakorduan se çështja e legjitimitetit politik të Qeverisë së re është çështje e mbyllur. Periudha e ardhshme do të përdoret për të realizuar një tranzicion të suksesshëm dhe për të konsoliduar institucionet në vend. Në këtë proces, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, në radhë të parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, thuhet mes tjerash në njoftim.