8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti: BDI është tjetërsuar, unë nuk ika për pozita, por për parime

Mexhiti: BDI është tjetërsuar, unë nuk ika për pozita, por për parime

spot_img

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njëherit edhe kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, në një intervistë ekskluzive për Top Channel ka folur për zgjedhjet lokale, situatën politike shqiptare dhe angazhimin e tij personal në komunën e Çairit, theksohet në komunikatën e Vlenit, të cilën MIA e trnsmeton në formë integrale.

Ai tha se është perceptim i gabuar që skena politike shqiptare nuk po demokratizohet. “Në kampin politik shqiptar ndodh demokratizim. Më parë shqiptarët kanë qenë të shpërndarë në disa parti politike, ndërsa sot për herë të parë kemi dy tabore politike të fuqishme. Demokratizimi i skenës është i dukshëm, dhe kjo është një betejë për zgjedhje lokale. Vlen është e fokusuar te problemet lokale dhe jep zgjidhje lokale”.

Për Çairin, Mexhiti tha: “Çairi është Shkupi i Vjetër dhe është pjesa shqiptare e Shkupit që është e vogël nga territori, por ka një histori dhe reflektim të gjerë. Beteja kryesore është në komunën e Çairit, dhe unë kthehem kandidat për kryetar për disa arsye, për shkak se është referendum dhe duhet të matet legjitimiteti. Unë nuk ik nga përballja”.

Duke folur për mbështetjen nga qeveritë e mëparshme, ai shtoi: “Në të kaluarën kemi lëvizur me shumë pak përkrahje nga qeveria, kurse kjo qeveri më shumë përkrah decentralizimin fiskal. Nuk është si qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit që ndanë 1 miliard euro për Shkupin në 2014, por që zgjidh probleme dekadash që nuk janë zgjidhur në komunat shqiptare”.

Për raportet e tij me BDI-në, Mexhiti deklaroi: “Për hir të opinionit, unë kam qenë nga themelimi në BDI, por ajo është tjetërsuar dhe ka qenë gjatë në pushtet. Unë ika jo për pozita, por BDI e kapën ato që nuk ishin BDI, si Grubi, Osmani e të tjerë, dhe as unë sot nuk e njoh BDI.

Këto ishin ndër arsyet që u largova. Kam punuar për bashkim të opozitës shqiptare dhe pretendojmë të bëjmë ndryshimin në nivel lokal. Kemi demokratizuar skenën politike dhe do t’ia lëmë kohës të tregojë
rezultatet”.

Ai komentoi edhe zgjedhjet: “Këto janë zgjedhjet më demokratike, nuk ka presione apo shantazhe, dhe promovohen programet dhe projektet konkrete. Nëse e keni fjalën për kandidatin në komunën e Likovës, është problem personal familjar dhe nuk ka të bëjë aspak me politikën në vend”.

Duke folur për faktorët e jashtëm, Mexhiti tha: “Lobistët kryesorë të faktorit serb kanë qenë Ali Ahmeti, Grubi, Osmani, sepse kemi elaboruar në opinion që kazinot janë të lidhura me BDI, investimi në Tetovë është i lidhur me BDI. BDI ka qenë promotore e Open Balkan, dhe kjo qeveri nuk e përkrah. Nëse ndonjëherë faktori serb ka pasur më pak ndikim në Maqedoni, është tani sepse nuk e ka BDI në qeveri. Qeveria e re rregulloi One Stop Shop me Kosovën. Serbët nuk ndihen mirë sepse nuk e kanë lobistin kryesor të BDI-së. Bujar Osmani si MPJ asnjëherë nuk ka qenë për vizitë në Kosovë, por shumë herë në Beograd; ai mundësoi që Lavrov për herë të parë të futet në Europë”.

Duke komentuar rezultatet e mundshme, Mexhiti tha: “Deri tash nuk njoh humbje, njoh vetëm fitore në bazë të anketave që janë bërë. Dritat janë të kthyer nga Çairi, energjia që shoh tregon se fitorja do të jetë e thellë. Por sidoqoftë, nuk jam njeri që ikë nga përgjegjësia politike. Edhe nëse ndodh humbja, nuk ik nga përgjegjësia, por nga ajo që shohim mëngjesi është shumë i mirë.”

Ai përfundoi intervistën me mesazhin e tij të qartë: “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut pardje kanë filluar kampusin universitar Nënë Tereza prej 40 milionë euro, sheshin Skenderbeu 25 milionë euro, për të zgjidhur dhe problemin e parkingut, kanë marrë 100 milionë euro për komunat, nuk është çështje kostosh por shqiptarët po thyejnë tabu se mundet pa BDI edhe më mirë”.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments