Është për të ardhur keq që BDI-ja ka arritur në këtë gjendje, që kur bëhet fjalë për Çairin, fshihet pas Danellës dhe ajo përdoret dhe keqpërdoret nga Blerim Bexheti dhe të tjerët. Në vend që të merret me qytetin, ndërmarrjet publike, pastërtinë dhe ujin në qytet, kryetarja e Qytetit merret vetëm me Çairin, deklaroi sot ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Në një intervistë për Kanal 5, ai theksoi se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nuk ka ofruar asnjë zgjidhje për problemin e ndërtimeve të paligjshme.
“Sipas asaj që thotë Danella, atje duhet të shemben ndërtesa dhe qindra njerëz duhet të lihen pa strehë për t’u zvarritur nëpër gjykata, ajo nuk ofron asnjë zgjidhje, nuk ka të drejtë morale të flasë sepse për katër vjet nuk ka bërë asgjë për Çairin, ne kemi siguruar fonde si Qeveri, ata vetëm duhej të zhvillonin projektin Cvetan Dimov, por nuk kishte vullnet nga ana e saj, këtu në këtë moment ajo po tregon se është antishqiptare dhe anti-Çair, pse nuk po merret me ndërtimet në lagjet e tjera, pse nuk po merret me partnerin e saj në pushtetin e Qytetit të Shkupit. Dhe kandidati i potencuar Bujar Osmani jeton në një ndërtesë të paligjshme, prandaj nuk mund të flasë për ndërtesat ilegale, por ata fshihen pas Danellës për ta përdorur atë gjatë fushatës”, shpjegoi ai.
Mexhiti shtoi se hetimi do të tregojë se kush është fajtor për sulmin fizik ndaj kryetares së Qytetit, por tha gjithashtu se në video xhirim shihet se kush godet kë.
“Nuk është e vërtetë që është komandanti, por është vëllai i tij, i cili nuk është komandant, ka punuar në Parqe dhe Gjelbërim dhe për arsye politike vendimi i tij u anulua dhe pas tre-katër ditësh i shkon para shtëpisë, por kjo tregon vetëm se deri në çfarë gjendje ka arritur Bashkimi Demokratik për Integrim”, nënvizoi Mexhiti.