8 C
Tetovo
E diel, 21 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeMexhiti e quan teatër Kongresin e BDI-së: Një rrobë e larë nuk...

Mexhiti e quan teatër Kongresin e BDI-së: Një rrobë e larë nuk është një rrobë e re

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti e ka quajtur teatër Kongresin e sotëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, përcjell TV21. Mexhiti thotë se në Kongres nuk u kërkua përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale, ndërsa të gjithë procesin e quajti kontrovers dhe jotransaprent.

Shkrimi i plotë i Mexhitit:

Kongres – teatër pas debaklit të pësuar zgjedhor në të cilin askush nuk u thirr dhe nga askush nuk u kërkua asnjë përgjegjësi politike.

Në vend të reflektimit, kongresi- teatër shpërndau pamflete me “tema madhore” për të mbuluar dështimin por akoma më keq- për të mos diskutuar për çështjen thelbësore: kush mban përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve?!

Prandaj, në kushte të një procesi kontrovers të delegimit të delegatëve e pa fije transparence për procesin nominues dhe kandidues, Kongresi shndërrohet në farsë çfarë ishte e sotmja.

Pa llogaridhënie të mirëfilltë dhe pa përgjegjësi politike reforma është vetëm pro forma ndërsa Kongresi është vetëm teatër me kukulla.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments