Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në intervistë për TV21 tha përcaktim i qeverisë së re dhe e koalicionit VLEN është që mos të bëhen ndarësi në baza partiake në ndihmën e qeverisë ndaj pushtetit lokal. Mexhiti tha se kanë shtyrë afatin për aplikim për ndihmë financiare nga “100 milionë eurot” e qeverisë për komunat, dhe se si rrjedhojë, katër komunat që dështuan në afatin e parë, do të mund të aplikojnë sërish.
“Shtrohet pyetja pse këto katër komuna që janë me prominencave të ndryshme politike kanë dështuar mirëpo, përcaktimi jonë si qeveri po edhe si VLEN është që të përfitojnë të gjitha komunat, që të mos ballafaqohen me diskriminime që kanë ndodhur në të kaluarën, duke i ndarë komunat në baza partiake, me vetë faktin që 75 komuna kanë hyrë në procedurë për të fituar projekte ndërsa për këto komunat që kanë dështuar në afatin e parë, ne e kemi shtyrë afatin 1 muaj që të kenë mundësi në bazë të ligjit sipas metodologjisë pra për numër banori të marrin mjetet dhe qytetarët e këtyre komunave të përfitojnë nga projektet qeveritare dhe besoj që me këtë afat një mujor edhe këto komuna që kanë mbetur do të përfshihen dhe të gjitha komunat në Maqedoni do të përfitojnë nga këto 100 milion euro”, deklaroi mes tjerash Mexhiti./tv21.tv