Kriza identitare në radhët e opozitës po thellohet, ka deklaruar sot zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, duke komentuar largimin e Partisë Demokratike të Turqve nga “Fronti Evropian”.
Sipas tij, ky zhvillim tregon qartë boshllëkun programor dhe faktin se aleancat në kampin opozitar ndërtohen jo mbi bindje politike e programore, por mbi llogari frike dhe interesa të ngushta. “Në këtë dritë, ‘koalicioni opozitar’ duket se meriton një emër më realist: ‘Aleanca Kombëtare për Interes’. Urime për ‘parimet’!”, ka shkruar Mexhiti.