8 C
Tetovo
E diel, 13 Korrik, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMexhiti në hapjen e hotel “Ëmbla”: Është për t’u vlerësuar vizioni i...

Mexhiti në hapjen e hotel “Ëmbla”: Është për t’u vlerësuar vizioni i Mendi Qyrës për të investuar në Strugë

KryesoreLajmeMaqedoni
Mexhiti në hapjen e hotel “Ëmbla”: Është për t’u vlerësuar vizioni i Mendi Qyrës për të investuar në Strugë
07/13/2025
By
gjurme3

Shpërndaje
Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimkt Hapësinor Izet Mexhiti mori pjesë në hapjen e hotelit “Ëmbla” në Strugë, një investim serioz dhe vizionar, që i shton vlerë edhe gjithë qytetit.

Mexhiti me këtë rast theksoi se ky hotel, i vendosur në zemër të Strugës, përfaqëson më së miri ndërthurjen e traditës me modernitetin, të mikpritjes lokale me standardet bashkëkohore të shërbimit.

“Nuk është thjesht një strukturë akomoduese, por një koncept i ndërtuar me kujdes, që reflekton dashurinë për qytetin dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të tij”, tha Mexhiti.

Ai me këtë rast uroi ideatorin e këtij projekti madhor, z. Mendi Qyra, një qytetar i përkushtuar dhe emër i njohur për punën dhe angazhimin e tij konkret në të mirë të komunitetit.

“Është për t’u vlerësuar vizioni i tij për të investuar në Strugë, për të krijuar vende të reja pune, dhe për të kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në qytet.
Struga ka potencial të jashtëzakonshëm turistik, kulturor dhe ekonomik. Projekte si “Ëmbla” janë shembull i qartë se si ky potencial mund të vihet në funksion të zhvillimit lokal. Urime z. Qyra për realizimin e këtij projekti dhe gjithë stafit që do të jetë pjesë e këtij suksesi. Uroj që “Ëmbla” të jetë një histori e gjatë dhe e suksesshme për Strugën dhe për gjithë vizitorët që do të kalojnë pragun e saj”, u shpreh Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments