Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN, z. Izet Mexhiti, ka prezantuar sot një nga projektet më të rëndësishme për sigurinë publike të qytetarëve, ndërtimin e Stacionit Territorial të Zjarrfikësve në zemër të kësaj komune.
Në fjalën e tij, z. Mexhiti theksoi se ky projekt nuk është luks, por një domosdoshmëri jetike për të përballuar rreziqet gjithnjë e më të shpeshta nga zjarret, si gjatë sezonit të verës, ashtu edhe në dimër.