8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Janar, 2026
BallinaLajmeMexhiti nga Gostivari: VLEN ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur

Mexhiti nga Gostivari: VLEN ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur

Izet Mexhiti, kreu i komunës së Cairit, ka njoftuar angazhimin maksimal të VLEN për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht. Në një takim të zhvilluar sonte me disa funksionarë të partisë, u theksua vendosmëria për një ndryshim të vërtetë në këto zona,.

Sipas Mexhitit, çdo vendbanim meriton zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. VLEN ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur, dhe partia do të vazhdojë me një zë të vetëm për të realizuar këtë objektiv për Gostivarin dhe Vrapçishtin. Në këtë rrugë, ata do të mbështeten nga Nevzat Bejtë dhe Zulhajrat Demiri, tha Mexhiti.

Ky angazhim dëshmon për përkushtimin e VLEN për të sjellë zhvillim dhe përmirësim të kushteve për të gjithë banorët e këtyre dy komunave.

“Angazhimi ynë për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht është maksimal. Në këtë frymë, sonte në Gostivar realizuam takim me një pjesë të funksionarëve të VLEN, ku u ritheksua vendosmëria për ndryshim të vërtetë.
Çdo vendbanim meriton zhvillim dhe mirëqenie për secilin qytetar. VLEN tanimë ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur dhe në këtë rrugë vazhdojmë me një zë të vetëm për Gostivarin dhe Vrapçishtin, me Nevzat Bejtën dhe Zulhajrat Demirin.” ka shkruar Mexhiti.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments